Bile, me pavetëdije femrat mund të kenë bërë edhe ndarje të tyre në kategori të ndryshme.
Në llojin e parë hyjnë të brendshmet e zakonshme si pjese e pandashme e gardërobës, në një kategori tjetër mund të hyjnë ato veshjet e brendshme që shumicën e kohës reklamohen vetëm nga ato vajzat me trup tejet seksi.
Dhe për të ndryshuar këtë pikëpamje, Ashley GRaham po realizon fotosesione me veshje të brendshme sensuale për vajzat që i takojnë grupit ‘plus size’.
Ashley në shumë intervista ka thënë se po mundohet të ndryshojë qëndrimin e njerëzve për modelet që kanë një trup më ‘të madh’ se sa modelet e zakonshme dhe që ky të mos jetë më një faktor diskriminues për këto vajza.