Një i burgosur në burgun e Krujës ka ndërruar jetë në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza. Viktima është shtetasi Ervis Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i arrestuar për veprën penale të vjedhjes.
35-vjeçari mësohet se ka ndërruar jetë të shtunën e 8 shtatorit, por ngjarja është raportuar vetëm pasditen e së dielës, 9 shtator 2018.
“Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministria sqaron më tej se “sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme“.
Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor. Veprimet proceduriale po kryhen nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë.