Kur Arta Marku bën show plot me mediokritet

Nga Anila Hoxha

Prokurorja e pergjithshme e perkohshme ose deshiron shume ta luftoje krimin, por nuk di se si .. ose nuk do dhe ben sikur do. Sot Arta Marku na paska mbledhur drejtuesit e te gjitha prokuroreve dhe u paska dhene disa porosi. Deshiron te krijoje figuren e nje prokuroreje te pergjithshme te perkohshme qe ka doren dhe vullnetin e forte. Porosite e Arta Markut po i citoj direkt nga njoftimi zyrtar dhe po i analizoj nje per nje, prokurori me medioker i republikes por edhe juristi me amator i kupton mire boshesine e 3 porosive te Markut

Porosia 1

“Në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, zonja Marku, kërkoi rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

  1. Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku qe fort shume pelqen te te quajne thjesht prokurore e pergjitshme, pa ate termin djeges ” e perkohshme”! Porosia jote e pare ne kete mbledhje nuk ka asnje vlere. Sepse sic e di ti, ose ndoshta e ke harruar, prokuroret formojne cdo dite grupe te perbashketa hetimore, per cdo veprim apo urdher te deleguar ne kuptimin formal juridik, ata krijojne vetvetiu grupe hetimore edhe sikur ti zonje mos ti porosisje. Pra kjo porosi eshte nul, eshte sikur ti thuash nje te urituri ” ulu ha buke”. Ne lidhje me krimin kunder jetes, kunder prones, korrupsionit apo edhe krimit te organizuar ( larg qofte) , duhet te vendosje disa pika te forta mbi “i”

Porosia 2

“Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.”

😎 Zonje vertet e ke apo ke harruar? Dosjet e pezulluara , sic thote ligji , gjenden ne sirtaret e policise. Prokuroret gjithmone ja kthejne partnereve te tyre , vartesve me sakte qe te punojne, te mbledhin informacione e te tjera. Do ishte shkelje ligji nese prokurori terheq dosjet e pezulluara, pa patur asnje informacion te ri. Per dosjet e pezulluara, meqe ti je eprore e akuzes e meqe deshiron te na pershfaqesh dore e forte, mund ti bije me shkurt. Nese do kerkoje rezultate efektive, nje shkrese mund tja kishe percjelle drejtorit e pergjithshem te policise se shtetit dhe ti kerkoje informacion, sepse e ka detyre tu kerkoje informacion atyre me poshte , cfare po ndodh me zbulimin e dosjeve te mbyllura

Porosia 3

“Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.”

  1. Zonja prokurore e pergjithshme e perkohshme Arta Marku, prokuroret nuk jane kartelistet e policise per te kerkuarit. Kerkoja serisht policise se shtetit listen e perditesuar. Prokurori nese e ke harruar ne kete pike ka si detyre te leshoje urdher egzekutimi per masat e sigurimit personal. Veprimet e tjera i kryen policia

P.s  , ti duhet te flisje per dicka tjeter me prokuroret. Duhet ti porosisje ata per provat dhe cilesine e provave.. ose te mos nguten kur pushojne hetimet apo vendosin mos fillime per ceshtje te forta, ne te cilat krimi i organizuar ben ” muaj mjalti”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here