E trishtë, familja e varfër nga Fieri që ushqehet me ujë dhe niseshte (VIDEO)

Një rast me të vërtetë dramatik është publikuar këtë të enjte nga emisioni Boom, mbi historinë e një familje nga Fieri, e cila jeton në kushte çnjerëzore. 30 vjeçarja Amilda Alla, nënë e dy djemve dhe një vajze i bën thirrje shtetit për ndihmë, pasi nuk mund të ushqejë dot as fëmijët.

Ajo shprehet për Oranews se e vetmja gjë që i ka mbetur është niseshteja, të cilës i shton ujë dhe ja jep fëmijëve. Ka 12 vjet pa drita e ujë në shtëpinë e saj, një ngrehinë që smund të quhet as banesë. Amilda tregon se për shkak të gjëndjes së vështirë ka tentuar plot tre herë që t’i marrë jetën vetes.

Ndërkohë fëmijët tregojnë se nuk kanë parë ndonjëherë drita në shtëpinë e tyre. Nëna e të vegjëlve shprehet se në shtëpi ka dy tasa dhe se kur fëmijët hanë, janë të detyruar të ushqehen me rradhë.

“Ja niseshteja, I hodha ujë e po jap fëmijëve. Sot nuk kam as bukë t’i jap fëmijëve…. Nuk e di… Kam tentuar tre herë të vras veten… kemi 12 vjet që jetojmë pa drita.”-shprehet nën lotë e drithërima nëna e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *