“Reflektim… Ju lutem…mos flisni për integrim të vendit në BE”!

Nga: Përparim Kabo

1-Mos flisni për integrimin e vendit në BE kur nuk është i integruar në vetvete.

2-Mos gjeni armiq e kundërshtarë për integrimin në palën tjetër kur pa dialogun dhe bashkëjetesën politike nuk ka shtet serioz dhe të besueshëm në aspektin e një demokracie institucionale funksionale

3-Mos e kuptoni integrimin në BE si një luftë që duhet fituar për besueshmëri pjesore sepse në fakt ai është kulturizim tërësor që se pranon ndarjen.

4-Mos mendoni se po të hysh në BE je më i besueshëm për popullin tënd sa kohë që populli është i sakatuar në një pakicë që dje ishte pa gjë në trup e sot është milionere dhe një shumicë që punoi e punon gjithë jetën për bukën…e gojës.

5-Mos mendoni se anëtarësimi në BE është regjistrim në librin juridik sepse BE është tërësi vlerash e sa për dijeni vlera të tilla nuk janë të pranishme te ata që drejtojnë politikën tonë, sa kohë që pa skrupuj mburren duke pohuar se atë që është dënuar për krim penal e kam mik.

6-Mos e trajtoni anëtarësimin në BE si vija ndarëse mes besnikëve të atdheut dhe tradhtarëve të atdheut, sa kohë që ata që e bën Shqipërinë, shkrinë pasurinë e tyre për vendin; ndërsa ju shkrini çdo ditë atdheun në tokë në nëntokë në ujë në male në gjithçka, vetëm për tu pasuruar vetë. Shikoni vetë makinat e fëmijëve tuaj …mjafton dhe pyesni ju veten me cilat lekë i blenë?!

7-Mos prisni anëtarësim në BE sa kohë që demokracinë nga ideal e shndërruat në plaçka tregu dhe votën nga pushtet në mall aksham pazari.

8-Mos mendoni se anëtarësimi në BE është provimi radhës që ca duan dhe ca e pengojnë, ca janë me trenin dhe ca janë në stacion ende…sa kohë që anëtarësimi është proces në vite dhe si i tillë llogarit kontributet e të gjithëve edhe kur janë në tren dhe kur janë ende jashtë tij…

9-Mos mendoni se anëtarësimi në BE është një proces i mbyllur letrash shkresash raportimesh dhe defterësh…por llogarisni se besimi dhe aprovimi nga vendet anëtare, nga qeveritë dhe parlamentet e tyre, janë te tillë që lindin nga dyshimi dhe pyetja pse duhet të pranohet…e si i tillë ai qe do vendosi heton gjithçka edhe nga burime që nuk janë shkresat që paraqiten nga Ju !

10 -Mjaft me lojën parodike të integrimit… Një pyetje të thjeshtë bëjini vetes…Njerëzit na duan apo na urrejnë?!…Nëse ju duket se ju duan hiqni maskat, si ata që tregohen të tillë ashtu dhe ju dhe do e shini të vërtetën në sy të dyja palët…Nëse ju urrejnë, hiqni vetëm ju maskat sepse si thoshte Vaso Pasha ai që shkruajti poemën epike “E vërteta mbi Shqipërinë dhe Shqiptarët”…Shqiptarët i kanë ndenjat ekstreme..”O dashuri e madhe o urrejtje e madhe”…Kam frikë e druaj ta them por koha e dashurisë së madhe ka ikur…Mbase jo për fare por larg shumë larg ka ikur…! Jetojmë në kohën e ….!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *