Vlerësimet e tyre janë me rëndësi shumë të madhe në botën e letrave. Këtë javë, e përditshmja e njohur amerikane, New York Times sugjeron për lexim librin e Ismail Kadaresë, “Kamarja e turpit”.
Libri i Kadaresë është mes 9 librave që sugjeron NY Times për leximin e javës. “Kamarja e Turpit” është përkthyer nga John Hodgson.
“Kërkimi për kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978, një fabulë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të,” shkruan Jason Goodwin.
“Ndërsa ky roman vendoset në mënyrë të shkëlqyer, lakonike dhe me elemente të zymtë komikë, bëhet e qartë se shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme. Një Meduzë, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar,” vijon më tej kritiku i NY Times.
Edhe revistat dhe gazetat më prestigjioze britanike i kanë kushtuar hapësira të konsiderueshme veprës së shkrimtarit shqiptar.
Parodia alegorike e Kadaresë nuk ka qenë kurrë kaq e mprehtë.