Një tifoz i vogël është futur në fushë për të takuar Neymar pas fitores 4-2 të PSG ndaj Nimes në Ligue 1 të shtunën. Vogëlushi në fund të ndeshjes u fut në fushë për të përshëndetur brazilianin. Dhe futbollisti mori menjëherë djalin në krahë duke e përqafuar.
Ndërsa fëmija filloi të qante gjatë kohës kur heroi i tij e përfqafoi. Por Neymar vendosi ta bënte momentin edhe më të veçantë duke i dhuruar fanellës që mbante veshur gjatë ndeshjes.
Më pas ai e mori përsëri në krah duke e çuar tek prindërit e tij. Braziliani hapi rezultatin me Nimes duke shënuar gol në minutën e 36-të me Angel Di Maria, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani që gjetën rrjetën për të ndihmuar kampionët francezë të iknin me fitore.