Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është e pëlqyer nga publiku anë e mbanë globit për këngët dhe stilin e saj.
Edhe ajo si shumë yje botërore, është një adhuruese e artit trupor.
Deri më tani, artistja shqiptare numëron plot 12 tatuazhe në trup, shumica prej të cilave kanë domethënie të thellë dhe lidhen me jetën e saj.
Nga ato që ka të realizuara deri më tani në trup, vërejmë se këngëtarja preferon tatuazhet e vogla, por që kanë kuptim.
Në vazhdim, ju sjellim pamjet e 12 tatuazheve të këngëtares dhe kuptimet e tyre:
Një trëndafil në bicepsin e saj
Dua Lipa bëri këtë tatuazh rozë në bicepin e saj të djathtë në orët e hershme të mëngjesit pas koncertit të saj në Paris më 3 prill 2018. Artistja e tatuazhit, Madame Buraka, ka një stil shumë të veçantë që kombinon dizajnet fisnore të viteve ’90, grafitet dhe vizatimet minimale të linjës. Ndërsa linjat në tatuazhin e Duas mund të duken abstrakte në shikim të parë, ka një numër “95” të fshehur në gjethe për të përfaqësuar vitin e saj të lindjes.
“Nëna + babai” në krahun e saj
Dua Lipa nderon të dy prindërit e saj me këtë tatuazh “MUM + DAD”, që përkthyer në shqip është “Nënë + baba”, tatuazh ky të cilin e ka të realizuar në anën e pasme të bërrylit të saj të djathtë. Këtë tatuazh, këngëtarja shqiptare e bëri më 8 shkurt 2018, ndërsa ajo ishte në turne në Los Anxheles. Prindërit e saj, nëna Anesa Lipa dhe babai Dukagjin Lipa, ishin të dy në turne me të në atë kohë. Dua tashmë kishte inicialet e motës dhe vëllait të saj, Rinës dhe Gjinit, në duar kështu që tani ajo ka tatuazhe për të gjithë familjen e saj.
Një zemër e rrethuar me tela me gjemba, në parakrahun e saj
Dua Lipa vizitoi artistin e saj të preferuar Sean From Texas ndërsa ishte në Los Angeles në shkurt të vitit 2018 dhe bëri kë këtë tatuazh të telit me gjemba në formën e një zemre. Duket të jetë simbol i mbrojtjes së zemrës.
“Patinence (Durimi)”, në dorën e saj
Dua Lipa së pari tregoi tatuazhin “PATIENCE” në dorën e saj të majtë në një foto të publikuar në Instagram në prill të vitit 2017, duke shkruar “Durimi është çelësi”. Në një intervistë ajo shpjegoi se tatuazhi është një kujtesë e vazhdueshme për të që të qëndrojë e qetë dhe të jetë i durueshëm.
Inicialet “R” dhe “G” në dorën e saj
Dua Lipa ka inicialet “R” dhe “G” të tatuazhuar në dorën e saj të majtë për vëllain dhe motrën e saj, Rinën dhe Gjinin. Dua është më e vjetra në familje, motra e saj Rina është fëmija i mesëm dhe vëllai i saj Gjin është më i riu.