Komiteti për të Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, gjatë ditës së djeshme ka diskutuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, kurse sot komiteti i PE-së do të votojë për këtë çështje.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjendet në Bruksel, ku gjatë ditës së djeshme ka takuar zyrtarët e Parlamentit Evropian për vizat.
Në pjesën e fundit të muajit korrik, Kosova mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Evropian në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve në Zonën Schengen, ndërsa ky rekomandim duhet të marrë dritën e gjelbër edhe nga instancat e tjera të BE-së.