Nga Boldnews.al
Kryeministri i injë vendi zbriti në fushën e lojës, dërgoi ca “çera” të tij të flisnin me një lojar të madh, priti sa lojtari të lahej, vishej, krihej, bënte flokët me xhel dhe më pas numri një qeverisë shkrepi një foto me futbollistin, pesë herë fitues të topit të artë. Sa u gëzua kryeministri… Është fjala për kreun e qeverisë sonë Edi Rama, që pavarësisht pasionit për futbollin dhe ekipin italian të Juventusit, dje i ngjau një fëmijë që ka idhull një futbollist dhe qëndron për orë të tëra thjesht për një autograf e aq më tepër për një fotografi me të madhin futbollist Kristiano Ronaldo.
Deri në këtë pikë miliarderi Ronaldo ishte në oazin e tij, pasi marketingu futbollit njeh edhe PR përtej ndeshjeve. Por habia më e madhe është gjesti i kryeministrit të një vendi që nuk lë shteg e gur pa lëvizur vetëm e vetëm ti duket vetja i madh mes të mëdhenjve. Apo turbullojë mendjet e trazuara të qytetarëve të tij për të treguar madhështi, edhe atëherë kur në fakt është qesharak.
Fundja e gjithë dita e djeshme ishte qesharake për vendin dhe vetë kryeministrin, sa në pak orë u përshrua çdo formë propaganda dhe gjeste që vetëm të një shtetari nuk mund të jenë. Në paraditën e djeshme Rama mblodhi minisrat, kryeparlamentarin, kreun e grupit parlamentar të PS-së dhe kryebashkiakun e Tiranës në një të ashtëpuajtuar “mbledhje të rëndësishme”.
Diskutoi për fatet e kombit, ecurinë e një viti që na pret dhe zgjedhjet lokale të ardhshme. Thuhet se mbledhja “pati rëndësi”. Orët kaluan dhe pasdite kreu qeverisë udhëtoi vrik drejt Tiranës dhe më pas ndali në Rinas, ku e priste një avion çarter (zyra e propagandës së kryeministrit tha se ishte avion i klubit të Lacios). Kryeministri ndali në stadiumin e Torinos, ku luhej takimi Juventus- Lacio.
U pa të zbriste në fushe me presidentin e klubit juventin krejt ndryshe nha çfarë është zakon. Ai zbriti i veshur me kostum serioz, por i thyer me një palë atlete. Përtej gustove personale, ku kreu qeverisë shkon me kostum dhe kravatë në vizita në stallën e dhive, vishet me atlete dhe bluzë në takime të rëndësishme rajonale dhe boterore apo shkon me çitjane në ceremoni mortore, dje kapërceu çdo marrëzi teksa priste plot ankth takimin me Kristiano Ronaldon.
Zyra e tij e propagandës tha se Ronaldo i dhuroi një bluzë, shkrehu një foto me të dhe iku (ndoshta me mendjen për ndeshjen e radhës dhe në gjetje të golit të parë në Kampionatin Italian). Ndërsa kryeministri ynë u kthye me “golin e tij”, bëri një foto dhe u gëzua shumë. Kjo ka më shumë rëndësi sesa problemet që kalon vendi çdo ditë.