Me sa duket, Gold Ag do të vijë sërish në duet.
Kësaj radhe, reperi ka vendosur t’i bashkojë forcat me Shemin e Iliriëve, dhe këtë e ka konfirmuar fotografia të cilën Gold-i e postoi në Instagram.
Gold Ag shihet bashkë me Shemin dhe drejtuesin e MProduction me të cilin artisti bashkëpunon shumë shpesh për videoklipe.
Imazhi nuk ka asnjë përshkrim, por sipas të gjitha gjasave, së shpejti do kemi një duet mes tyre.