Një grua ka rrahur bashkëshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur në Korçë.
Pas denoncimit, menjëherë Policia Vendore plotësoi padinë për urdhër mbrojtje ndaj “viktimës”
Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 23. 08. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin V. D., vjeç 38, banues në Korçë, pasi bashkëshortja, N .D., vjeçe 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallë së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.