Pas zjarrit që përfshiu sot pyllin e Semanit në Fier, duket se situata nuk është vendosur nën kontroll nga 4 zjarrfikëset dhe është kërkuar ndihma e helikopterëve për neutralizimin e flakëve.
Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore ka ndërhyrë prej disa minutash për shuarjen e flakëve të zjarrit të nisura mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se deri më tani si pasojë e zjarrit janë djegur mbi dy hektarë pisha dhe shkurre, por nuk ka rrezik për banesat pasi ato janë në një distancë të largët. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e pushuesve dhe nuk është i qëllimshëm.