Presidenti i ligës spanjolle të futbollit, Javier Tebas ka përsëritur akuzat e tij ndaj atyre që i quan klube shtet dhe që sipas tij po shkaktojnë inflacion në çmimet e lojtarëve.
Këtë herë Tebas ka vënë në shënjestër edhe UEFA-n ,duke thënë se qeveria e futbollit europian duhet të përballet me Manchester Cityn dhe PSG-në dhe t’i dënojë ato për mos respektim të Fair Play-t Financiar.
“UEFA nuk ka guxim të dënojë klube si Manchester City, PSG dhe së fundi Interi, që gjejnë guximin të shpenzojnë shifra të çmendura dhe kanë shkaktuar inflacion në çmimet e kartonëve të futbollistëve”, deklaroi Tebas.
Vetëm pak ditë më parë, Tebas sulmoi Interin për rastin Modriç, por menjëherë reaguan si Federata Italiane e Futbollit, ashtu edhe klubi zikaltër, që shkoi edhe më tej, duke thënë se do të padisë Tebas për shpifje dhe dëmtim të imazhit.