Le takim me qindra burra në të njëjtin vend dhe të njëjtën orë

Ka organizuar gjithçka deri në detajet më të vogla, duke mbedhur qindra djem të njohur në Tinder.

Kishte lënë takim me të gjithë, duke lënë të kuptohet se do ishte një takim kokë më kokë, por në fakt i ka futur të gjithë në kurth, duke i ftuar simpatizantët e saj të gjithë në të njëjtin vend (sheshi Union në Manhattan) në të njëjtën ditë  (të dielën më 19 gusht) dhe në të njëjtën orë (ora 18.00).

Krijuesja e këtij ‘eksperimenti social’ është modelja, këngëtarja dhe aktorja portorikane Natasha Aponte.

E kotë të përshkruajmë zhgënjimin e meshkujve kur u gjendën në një skenë të gjithë së bashku, ndërkohë që vajza që do të duhet t’i takonte privatisht shpjegonte me mikrofon atë që do ndodhte nga ai moment e më pas.

Një lloj konkursi, për të kuptuar se cili nga ata ishte ‘i duhuri’.

Lexo edhe:

Të paktën për një takim që atë mbrëmje.

Fillimisht, djemtë, duke parë turmën, mendonin se gjendeshin në mes të një eventi.

Kur panë Natashën të ngjitej në skenë dhe të merrte mikrofonin në dorë nisën të kuptonin gjithçka.

Gjithçka ishte më e qartë kur modelja shpjegoi planin e saj për të nisur më pas seleksionimin.

Fillimisht vajza ftoi të gjithë të fejuarit të largoheshin. E njëjta gjë ndodhi edhe për mbështetësit e Donald Trump, të cilëve u tha: “Nëse jeni mbështetës të Trump, sigurisht që nuk mund të dilni me një portorikane”.

Më pas përjashtoi ata që i kishin lënë të dashurat pararendëse: “Kam besim tek ato.”

Por edhe duhanpirësit, burrat me emrin Jimmy, ata që kishin bark të vënë nga birra dhe mjekroshët me shumë mjekër.

Të fundit që mbetën duhet të përballonin sfidën më të ashpër që konsistonte në: Përgatitja e një diskutimi të shkurtër për ta bërë për vete.

Disa pranuan, të tjerë jo.

Më pas u zbulua se portorikania Aponti bashkëpunon me ‘Rob Bliss Creative’, një shoqëri marketimi virale.

Gjatë përzgjedhjes, modelja kishte me vete një skuadër kameramanësh.

Mbi këtë eksperiment, do realizohet edhe një video që pritet shumë shpejt të hidhet në rrjet.

 

Lajme të lidhura

Para