Këngëtarja shqiptare fillon punë kamariere?

Silva Gunbardhi është një nga këngëtaret më të dëgjuara shqiptare. Ajo korri shumë sukses me këngën e saj “Të ka lali shpirt”, këngë e cila edhe sot e kësaj dite thyen rekorde klikimesh.

Mirëpo në një intervistë që këngëtarja dha para më shumë se një viti, rrëfeu vështirësitë ekonomike në të cilat po kalonin ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Dafi Derti. Silva u shpreh se ishin të varfër dhe se mezor ja dilnin ndonjëherë, që të përballonin shpenzimet e shumta. Sipas Gunbardhit këngëtarët e pasur shisnin drogë.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Derti u shfaq në disa video me tufa të mëdha eurosh, dhe familja filloi pushimet në një jaht luksoz. Pavarsisht kritikave që mori nga fansat, këngëtarja sërish i qëndronte faktit që nuk ishte e pasur, thjesht Dafi xhiroi klipin e ri dhe ajo bëri një foto.

Mirëpo vështirësitë ekonomike Silva Gunbardhi i ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Ajo ka publikuar një foto ku shihet në një lokal duke punuar si kamariere. Silva shihet me një përparëse dhe dy shishe vere në dorë teksa u shërben njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *