Gazetarja Aulona Musta në postimin e fundit në Instagram shfaqet duke pozuar me një fustan rrjetë, poshtë të cilit i duken bikinit teksa shkruan: “S’po mbaron kjo vera se mbetem me rrobabanjo”.
Aulona ka marrë dhjetëra komplimenta nga ndjekësit, por në sy ka rënë komenti i gazetares së njohur, Kozeta Kurti. “Po ik o vishu, bëhu prind i përgjegjshëm”, i komenton Kurti.
“Ja o motër, duro edhe një muaj, sa të vesh xhaketën e parë dhe direkt do bëhem prind i përgjegjshëm”, i replikon Aulona.