Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar, ekzekutoi vajzën e re gjatë grabitjes

Një 23-vjeçar shqiptar, i kërkuar për vrasje nga autoritet gjermane është arrestua në aeroportin e Mapelnasa në Milano këtë të martë, teksa tentonte të arrinte Shqipërinë. Lajmin e raportojnë mediat italiane, por pa bërë të ditur identitetin e personit të vënë në pranga.

“Ai ka vrarë një grua me thikë gjatë një grabitje në Aachen. Pas plagëve të marra, ajo ndërroi jetë pas në spital”, raporton ANSA.

Arrestimi

Sipas raportimeve të mediave italiane: shqiptari u paqarit në kontrollin e pasaportave të aeroportit. Pavarësisht se nga autoritet italiane rezultonte i ‘pastër’ në sistem, pyetjet dhe verifikimet e mëtejshëm që u bënë zbuluan se ndaj të riut rendonte një urdhër-arresti ndërkombëtar për vrasje. Pas vënies në pranga, ai është dërguar në burgun e Busto Arsizio dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë.

VRASJA

Ngjarja ka ndodhur Janarin e vitit 2017. Shqiptari u fut për të vjedhur në një banesë në qytetin gjerman Aachen. Por, një nga personat që banonte aty, një 18-vjeçare, e pikasi. 23-vjeçari e qëlloi me thikë të renë. Policia mori alarmin për ngjarjen rreth orës 1.45.

Vajza mbeti e lënduar rëndë dhe më pas ndërroi jetë në spital.

Në Gjermani, raportohet se shqiptari kishte shkuar si refugjat rreth 3 vite më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *