Aksident fatal/ “Benz”-i përplaset me kamionin, vdesin dy të rinj. Policia jep detajet

Aksident i rende me pasoje vdekjen e dy te rinjve ne aksin Shkoder-Lezhe. Përplasja ka ndodhur rreth ores 01:00 pas mesnates prane fshatit Dajc. Policia ka njoftuar ne te parin informacion zyrtar per ngjarjen se viktime kane mbetur shtetasit G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë dhe pasagjeri ne makinen e tij R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Informacioni paraprak i Policisë:

Më datë 22.08.2018, rreth orës 01:40, në supërstradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur “Ura e Dajçit”, është marrë njoftim se ka ndodhur një aksident automobilistik, ku mjeti tip “Benz” me targa AA 929 FF me drejtues shtetasin G.T. 32 vjeç, banues në Mabë – Lezhë, ka goditur nga mbrapa mjetin tip “IFA” me targa LE 3364 A me drejtues shtetasin E.B. 19 vjeç, banues në Lezhë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit “Benz” shtetasi G.T. dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi R.E. 25 vjeç, banues në Mabë – Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *