Jennifer Lopez ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2018”.
Ajo u nderua me çmimin honorifik për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme ndër vite.
Jennifer Lopez dhuroi një performancë spektakolare në MTV Video Music Awards 2018
Si rrjedhojë Jennifer Lopez ka bërë një performancë spektakolare parashikuesve të MTV VMA-së, duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha ndër vite.
Lopez ishte shoqëruar në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.
Alex Rodriguez dhe Jennifer Lopez
Ky i fundit duket se ka ngelur i mahnitur nga performanca ‘e nxehtë’ e të dashurës së tij në skenë.
Në rrjetet sociale, është publikuar një video e shkurtër, e cila shfaq momentin kur Alex po xhironte, teksa Jennifer Lopez bënte ‘twerk’ në skenë.
Reagimi i tij duket të ketë qenë vërtetë interesant, pasi i njëjti ka shijuar paraqitjen e të dashurës së tij.
Alex bëri edhe fotografi në tapetin e kuq, teksa i fotografoi të pasmet Jenniferit në paraqitjen e saj në hyrje të programit.