Irani ka zbuluar avionin e parë luftarak të vendit. Presidenti Hassan Rouhani ka qenë i pari që ka hipur në këtë avion duke kontrolluar edhe gatishmërinë e tij.
“Avioni i avancuar”, i cili do të prodhohet në dy versione – me një dhe dy kabina – do të përdoret për misionet e mbështetjes ajrore, si dhe për trajnimin e pilotëve.
Avioni u prezantua të mërkurën mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, si dhe përplasjen në rritje të Teheranit me Uashingtonin. Të pranishëm në ceremoni ishin edhe Presidenti Rouhani dhe Ministri i Mbrojtjes Amir Hatami.
Duke ju drejtuar zyrtarëve ushtarakë në Teheran të martën, Rouhani theksoi se fuqia ushtarake e vendit është menduar për mbrojtje, por paralajmëroi se do të reagonte kundër çdo lëvizje armiqësore.
“Ne duhet të bëhemi gati për të luftuar kundër forcave ushtarake që duan të marrin territorin tonë dhe burimet tona“, tha Rouhani në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror të martën, transmeton Reuters.
“Pse Shtetet e Bashkuara nuk na sulmojnë për shkak të fuqisë sonë, sepse i njeh pasojat”, shtoi presidenti iranian.