Festohet Kurban Bajrami, besimtarët falën namazin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë në gjithe vendin festojne sot Kurban Bajramin. Dita ka nisur heret per gjithe besimtaret, te cilet i jane drejtuar sheshit Skenderbej per faljen e namazit.

Besimtarët janë mbledhur në shesh rreth orës 05:30, ore e percaktuar per faljen e  namazit te sabahut.

Namazi i Kurban Bajramit u fal mengjesin e sotem në orën 07:00 në Sheshin Skënderbej.
Para faljes së namazit të Kurban Bajramit u zhvillua një ceremoni me lexim kur’ani, ligjërata dhe përshëndetje.

Ne fjalen e mbajtur para te pranishmeve qe kishin mbushur sheshin, kreu i KMSH-së, hoxhë Skënder Bruçaj bëri thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari.

“Le t’i gëzohemi së bashku kësaj dite të begatë, në të cilën shpresat, dëshirat dhe ëndrrat tona kthehen nga i plotfuqishmi dhe realizimi i këtyre aspiratave le të pasqyrohet në aktet dhe veprimet tona në ndihmë të atyre që kanë nevojë për dashurinë dhe vëmendjen e të gjithëve ne”, tha Brucaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *