Arrestohet në flagrancë 21-vjeçari në Librazhd, kreu marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçare

Një i ri, është prangosur nga Polica e Librazhdit. Mësohet se shkaku i prangosjes së tij në flagrancë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me një minorene.

Sipas Policisë Vendore, arrestimi i A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd, u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd.

Komisariati i Policisë Librazhd

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, u arrestua në flagrancë shtetasi: A. T., 21 vjeç, banues në fshatin Orenjë, Librazhd. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen F. H., 14 vjeçe, banuese në Librazhd. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *