Një zjarr i fuqishëm përfshiu katin e parë të godinës ku ndodhet Gjykata e Lartë dhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.
Por sipas një njftimi nga policia thuhet se: “Më datë 19.08.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një dhomë e cila përdorej nga një kompani telefonike për mbajtje baterish ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale. Po punohet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të rënies së zjarrit”. Ndërkohë ka dyshime se ky zjarr mund të ketë zhdukur dosje të Gjykatës së lartë e madje edhe ato të ILDKPKI-së.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar për tymin që po dilte nga dritaret.