Gjendet në varrin egjiptian djathi më i vjetër në botë

Lexo edhe:

Djathi më e vjetër në botë është gjetur në një varr 3.200 vjeçar egjiptian.

Megjithatë ka një sekret të fshehur, një baktere vrasës.

Djathi është varrosur së bashku me Ptahmes, kryebashkiaku i kryeqytetit të lashtë egjiptian të Memphis, vendi i të cilit u rizbulua në 2010 pasi u humbi nën rërën e shkretëtirës.

Një kavanoz përmbante një masë të bardhë të ngurtësuar si edhe një pëlhurë që mund të jetë përdorur për të mbuluar kavanozin ose mbrojtur përmbajtjen e saj.

Pas shpërndarjes së mostrës, hulumtuesit pastruan përbërësit e saj të proteinave dhe i analizuan ato me kromatografinë e lëngët dhe spektrometri masive.

Dhe u zbulua se mostra ishte një produkt qumështi nga ai i lopës, deles apo dhisë.

“Karakteristikat e pëlhurës tregojnë se ishte e përshtatshme për të mbajtur një lëndë të ngurtë dhe jo të lëngshme dhe mungesa e shënuesve të tjerë të veçantë, mbështesin konkluzionin se produkti i qumështit ishte një djathë i fortë,”-thonë studuesit.

Gjithashtu u zbulua se djathi përmban Brucella melitensis, një bakter që shkakton brucelozë.

Kjo sëmundje potencialisht vdekjeprurëse përhapet nga kafshët tek njerëzit, zakonisht nga konsumimi i produkteve të qumështit.

Nëse konfirmohet analiza paraprake e ekipit, mostra do të përfaqësojë dëshmitë më të hershme të raportuara biomolekulare të sëmundjes.

 

Lajme të lidhura

Para