Berisha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kofi Anan

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Nobelistit dhe ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Kofi Anan.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha, shkruan s kjo është një humbje e madhe dhe për kombin shqiptar, pasi Kofi anan ka dhënë një kontribut të çmueshëm.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Një nderim për nobelistin Kofi Anan!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se u nda nga jeta nobelisti, ish sekretari i përgjithshëm i OKB, miku i çmuar i kombit tonë, që në momente kritike të ekzistencës së shqiptarëve të Kosovës qëndroi fuqishëm në mbështetje të tyre.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për kontributin e tij për Kosovën dhe paqen në botë, le t’i shprehim në ngushëllimet më të ndjera familjes dhe autoriteteve të OKB dhe vendit të tij Ganës për humbjen e rëndë dhe të lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e merituar! sb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *