Shokuese, këngëtarja e njohur vret veten

Këngëtarja e “Huntress”, Jill Janus i ka dhënë fund jetës. Lajmin e hidhur e dha familja e këngëtares dhe grupit muzikor “Huntress”. 43-vjeçarja vuantenga probleme mendore prej kohësh dhe foli publikisht për këtë me shpresën për të ndihmuar të tjerët që kishin të njëjtin problem si ajo.

Grupi muzikor “Huntress” shkruan në Facebook: “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Jill Janusvokalistja e Huntress, vdiq të martën, më 14 gusht. Ajo vuante prej kohësh nga sëmundja mendore dhe i dha fund jetës së saj jashtë Portlandit, Oregon.

Janusi foli publikisht për këto sfida, me shpresën e udhëzimit të të tjerëve për të kapërcyer sëmundjet e tyre mendore. Përtej arritjeve të saj në botën e muzikës, Janus ishte një person me shpirt të bukur, e pasionuar pas familjes e shpëtimit të kafshëve. Ajo do na mungojë shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *