Drejtori teknik i Milanit Leonardo ka konfirmuar që “kurrë nuk ka pas negociata” për mesfushorin e Lazios Sergej Milinkovic-Savic
Pavarësisht se drejtori e ka bërë të qartë që Milan nuk ka para për ta blerë serbin, raportet për transferimin e tij kanë vazhduar të përfliten nëpër media.
Disa media kanë spekuluar se milan do të jep 40 milionë euro për huazim me opsion blerjen verën tjetër, por asnjëherë nuk ka pasur biseda të vërteta mes dy klubeve për këtë gjë.
“Kurrë nuk ka pasur negociata”, tha Leonardo në një konferencë për shtyp, derisa presidenti zbuloi Diego Laxaltin dhe Samu Catillejon.
“Kam biseduet me agjentin e tij, Mateja Kerman, por ne kemi një shoqëri të mirë për disa vite se bashku. Kurrë nuk ka pasur negociata serioze, pjesërisht sepse ne e dinim që nuk mund ta përballojmë çmimin e tij për momentin”.