Ministria e Brendshme italiane ka shpërndarë një listë provizore të viktimave të identifikuar në shembjen e urës Morandi në Xhenova mesditën e 14 gushtit.
Jetë të humbura poshtë gërmadhave të një ure. Histori e fotografi viktimash të një tragjedie absurde që edhe mund të evitohej.
Dy familje të tëra me fëmijë që humbin jetën ndërsa po nisen me pushime drejt Sardenjës, dy shqiptarët Marjus e Adi punëtorë emigrantë që po udhtëonin drejt vendit të punës, punëtorë që po punonin mbi urë në ato çaste dramatike, çifte të fejuarish, grupe të rinj që po udhëtonin drejt portit, turistë e qytetarë që po ktheheshin në shtëpitë e tyre.
Janë këta viktimat e shembjes së urës Morandi në Xhenova, një dramë e vërtetë që ka goditur Italinë.
72 orë pas kësaj tragjedie vazhdohet të gërmohet. Janë mbi 10 persona që mungojnë ende dhe familjet e tyre i kërkojnë me dëshpërim.
Ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u ndaluar me vështirësitë e problemet që shfaqen pas çdo guri që spostohet.
Diku një rrjedhje gazi, diku tjetër një zjarr i papritur, lumi që fryhet nga reshjet e shiut.
Lista me emrat e viktimave
Andrea Cerulli, 48 vjec nga Genova
Andrea Vittone 49 vjec nga Venaria Reale (Torino)
Alessandro Campora 55 vjec nga Genova
Manuele Bellasio 12 vjec nga Pinerolo
Camilla Bellasio 16 vjec nga Pinerolo
Claudia Possetti 47 vjec nga Pinerolo
Marta Danisi 29 vjec nga Sant’Agata di Militello (Messina)
Alberto Fanfani 42 vjec nga Firenze
Juan Carlos Pastenes, 64 vjec nga Kili
Nora Rivera 47 vjec nga Kili
Juan Ruben Figueroa Carrasco di 68 vjec nga Kili
Roberto Robbiano, 47 vjec nga Genova
Samuele Robbiano, 8 vjec nga Genova
Ersilia Piccinino, 41 vjec nga Genova
Elisa Bozzo, 33 vjec nga Genova
Mirko Vicini
Bruno Casagrande 57 vjec nga Antoninina (Reggio Calabria)
Matteo Bertonati, 26 vjec nga Torre del Greco
Giovanni Battiloro, 29 vjec nga Torre del Greco
Gerardo Esposito, 26 vjec nga Torre del Greco
Antonio Stanzione, 29 vjec nga Torre del Greco
Gennaro Sarnataro, 43 vjec nga Volla (Napoli)
Stella Maria Boccia, 24 vjec nga Napoli,
Carlos Jesus Eraso Trujillo, 23 anni nga Peru
Axelle Nèmati Alizèe Plaze, 21 anni nga Franca
Nathan Gusman, 20 vjec nga Franca
Melissa Artus, 22 vjec nga Franca
Ëilliam Pouza Doux, 22, vjec nga Franca
Francesco Bello, 41 vjec Serra Riccò
Vincenzo Licata, 57 vjec Grotte (Agrigento)
Marjus Djerri, 28 vjec nga Shqipëria
Luigi Matti Altadonna, 34 vjec nga Genova
Admir Bokrina, 32 vjec nga Shqipëria
Giorgio Donaggio, 57 vjec
Alessandro Robotti, 50 vjec nga Serravalle Scrivia (Piemonte)
Giovanni Botteri, 45 vjec nga Serravalle Scrivia (Piemonte)
Angela Zerilli 58 vjec (Milano)