Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për fundjavën

Ditët e fundit mbi vendin tonë po dominon mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare. Sipas parashikimit të Meteoalb edhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare, më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër.

Konkretisht, sipas zonave dhe ditëve, shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në qendër sot; në Jug dhe pjesërisht në Qendër nesër dhe serish Veri-Qendër të dielën.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *