Gega: Barazimi rezultati më i drejtë, Çani jashtë parametrave fizikë

 

Skender Gega ndjen keqardhje për humbjen në sekondat e fundit ndaj Skënderbeut në ndeshjen hapëse të kampionatit ndërsa ka dyshimet e tij për penalltinë.

“ Është për të ardhur keq. Ne erdhëm në Korçë me pretendimet tona. Në pjesën e parë çaluam sidomos në mesfushë, në një repart që unë mendoj se është edhe pika jonë më e fortë. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe ishim më mirë por u ndëshkuam nga një penallti në fund për të cilën nuk dua të flas pa e parë me qetësi. Gjithsesi kishim mundësitë tona dhe barazimi do ishte rezultati më i drejtë për ne”.

Në intervistën e tij për emisionin Gol pas Goli në Supersport, trajneri i Partizanit foli edhe për merkaton.

“Merkato nuk ka përfunduar ende dhe mund të ketë edhe ndonjë tjetër përforcim. Gjithsesi deri tani jam i kënaqur me grupin që kam në dispozicion. Gjatë kësaj periudhe kemi punuar shumë mirë dhe jam i kënaqur. Sot u ndëshkuam nga një penallti që duhej evituar por futbolli kështu është”.

Hebaj ishte si mish i huaj në sulmin e Partizanit sot, por Gega e ka një shpjegim edhe për këtë.

“Hebaj është maja e ekipit. Por nuk besoj se ishte faji i Hebajt sepse mesfusha nuk e ndihmoi. Në pjesën e dytë ai u përmirësua dha shumë pasime dhe mori pjesë në manovër, në pjesën e parë u la i vetëm dhe kjo e penalizoi. Është një 20-vjeçar i talentuar dhe ne presim shumë nga ai, por forca e vërtetë e Partizanit është grupi dhe ne nuk mund ti varim shpresat vetëm te Hebaj”.

Fjalë aspak të mira nga trajneri për Edgar Çanin që foli me tone të ashpra edhe një njëherë tjetër për sulmuesin.

“Unë me Çanin nuk kam një kontratë. Nuk kam asgjë personale me të por ai është jashtë çdo parametri fizik dhe nëse dëshironi ta shikonin Edgarin shkoni te skuadra e dytë. Nëse Çani rifiton gjëndjen e tij më të mirë, ndoshta situata për të mund të ndryshojë dhe pas disa kohësh mund të kthehet në ekipin e parë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *