Dy vëllezër në Durrës, dhunojnë dhe i shkatërrojnë zyrën ekspertit dhe i fshihen Policisë

Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy vëllezër, pasi një ditë më parë kanë kanosur dhe dhunuar me grushte një ekspert për vlerësimin e pasurisë.

Ngjarja ka ndodhur në zyrën e ekspertit me inicialet L. Zh. 68 vjeç në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar. Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit L. Xh. 34 vjeç dhe M. Xh. 27 vjeç.

Sipas Policisë, dy vëllezërit pasi kanë dhunuar 68-vjeçarin i kanë shkatërruar edhe zyrën e punës. Policia e Durrësit sqaron se konflikti mes palëve ka lindur për motive pronësie.

Policia po punon për kapjen e dy vëllezërve, të akuzuar për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *