Shkencëtarët paralajmërojnë, ditët e nxehta nuk kanë mbaruar ende

Thonë se vera ikën me gushtin, por në fakt këtë vit nuk do të ndodhë kështu. Pavarësisht se duket se ditët e nxehta janë drejt fundit, shkencëtarët thonë se kjo nuk është e vërtetë.

Së fundmi është publikuar një studim nga ‘Instituti i Potsdamit’ dhe një grup ndërkombëtar shkencëtarësh thonë se bota pak nga pak po futet në një periudhë të ngrohtë.

Temperaturat do të rriten me 4-5 gradë Celsius dhe kjo do të bëjë që të shkrihen akujt dhe të rritet niveli i deteve deri në 60 metra.

Madje të gjithë shkencëtarët kanë kërkuar që të përcaktohet se çfarë rreziqe na presin nga kjo rritje temperaturash, për të ndërmarrë sa më shpejt masat e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *