Prangoset në Itali, ‘furnitori’ shqiptar i heroinës

Policia e Luganos njoftoi se dy ditë më parë u arrestua një shtetas shqiptar 33-vjeçar. Shqiptari u arrestua në Viganello dhe nga kontrolli në banesën e tij, u gjet rreth 150 gramë heroinë.

Sipas medieve italiane, dyshohet se 33-vjeçari ka kaluar, në muajt e fundit, një sasi të rëndësishme të substancës narkotike për konsumatorët vendas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *