Partia e Punëtorëve të Brazilit (PT) regjistroi dje ish-presidentin Luiz Inacio Lula da Silva si kandidatin e saj në zgjedhjet e tetorit pavarësisht dënimit të tij me burg, njoftoi partia.
Lula u shpall fajtor për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me rinovimin e një apartamenti në plazh, që u financua nga një kompani që kërkonte kontrata me gjigantin shtetëror të naftës “Petrobras”.
Ai po vuan dënimin me 12 vite burg në Curitiba, në jug të vendit.