VIDEO/ Super Kupa e Europës është e Atleticos

Super Kupa e Europës e cila u luajt në Tallin të Estonisë midis Real Madrid dhe Atletico Madird ka përfunduar me rezultatin 4-2 për djemt e Simeone.

Diego Costa kaloi Atleticon në avantazh që në minutën e parë, kur shënoi pas 49 sekondash duke hyrë në histori si goli më i shpejtë në finalen e një Super Kupe Europe.

Karim Benzema barazi në minutën e 27, teksa Sergio Ramos kaloji Realin në avantazh në minutën e 65.

Por, ishte sërish Diego Costa që shënoji për ekipin e tij duke dërguar sfidën në shtesë.

Në shtesën e parë Atletico shënoi dy gola të shpejtë me Saul dhe Koke.

Ky është trofeu i tretë i Super Kupës së Europës për Atletico Madridin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *