Presidenti rus, Vladimir Putin është gati të takohet me kreun koreanoverior Kim Jong Un në një datë më të afërt, njoftoi sot agjencia zyrtare koreanoveriore KCNA, në një çast që gadishulli korean po njeh një çtensionim të ndjeshëm.
Putin kishte ftuar Kim-in dhe presidentin koreanojugor, Moon Jae In në Forumin Ekonomik të Lindjes, të parashikuar më 11 dhe 13 shtator në Vladivostok.
Ende nuk dihet nëse kreu koreanoverior i është përgjigjur kësaj ftese.
Në një mesazh që i drejtohet Kim-it me rastin e ditës kombëtare të çlirimit, që përkujton në Korenë e Veriut fundin e pranisë kolonizatore japoneze në vitin 1945, presidenti rus ripërsëriti sipas KCNA-së, propozimin e tij për një samit.
“Pohoj se jam gati që t’ju takoj në një datë të afërt për të diskutuar për çështjet urgjente të lidhura me marrëdhëniet dyplëshe dhe çështjet e rëndësishme në rajon”, deklaroi Putini në një mesazh të cituar nga agjencia KCNA.
Megjithatë, në këto deklarata nuk përmendet asnjë datë në veçanti.