Shaqiri ndez tifozat e Liverpool: Do t’i mposhtim të gjithë

Xherdan Shaqiri është shprehur optimist për klubin e tij të ri, Liverpoolin, duke thënë se mund të konkurrojnë me Bayernin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Që nga transferimi i tij në ‘Anfield’ nga Stoke city për 13 milionë euro, Shaqiri ka treguar formë të mirë në ndeshjet parasezonale me Liverpooli, duke mos harruar golin e tij spektakolar kundër Manchesteri Unitedit në SHBA

Ai pritet të debutojë sot me Liverpoolin në ndeshjen e parë në Premierligë kundër West Hamit, e cila fillon nga ora 14:30.

“Për mua, asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë Shaqiri.

“Ne mund të jemi çfarëdo që dëshirojmë. Ne e kemi mposhtur Manchester Cityn në ligë dhe në Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar, kështu që mendoj se mund ta mposhtim secilin në botë”.

“Qëllimi ynë është që të fitojmë sa më shumë tituj që është e mundur. Ky është qëllimi kryesor i klubit për këtë stinor”.

“Erdha këtu për të fituar tituj. Mendoj se klubi ka nevojë për këtë ambicie për të fituar, për të luajtur për trofe dhe për të qenë njëra ndër skuadrat më të forta në botë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here