‘Nuk kam guxim t’u shkoj as në varrim’, familja e autorit “braktis” shtëpinë në Resulaj, strehohet tek…

Pasi kanë kaluar natën në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ku u morën në pyetje për disa orë nga oficerët e Krimeve të Rënda, familjarët e Ritvan Zykajt nuk janë kthyer më në banesën e tyre.

Mëngjesin e djeshëm, prindërit e tij, Sadiku dhe Lindita, si dhe vëllai më i madh, kanë lënë mjediset e Drejtorisë së Policisë, por mësohet se nuk janë kthyer në Selenicë.

Babai i autorit, duke dënuar ashpër veprimin e të birit, është shprehur para policëve se nuk ka guxim që të shkojë, qoftë edhe për të marrë pjesë në varrimin e kushërinjve e xhaxhait të tij.

Burimet thanë se prindërit, vëllai dhe motra e autorit, përkohësisht janë zhvendosur te disa të afërm të Lindita Zykajt, ku do të qëndrojnë pa ndonjë afat të qartë.

Ndërsa gjyshi i Ritvanit ka qenë gjatë gjithë kohës në fshat, duke pritur të afërmit që vinin për ngushëllim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *