Ndryshimi i kufijve/ “Ja çfarë deklaronte presidenti Bush për këtë ide”

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar sërish idenë për një ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë. Duke e quajtur si një ide të gabuar, Vasili ka risjellë një deklaratë të bërë në vitin 2008-të nga presidenti i SHBA-ve Xhorxh. W. Bush, i cili pati thënë se kufijtë janë të përcaktuar shumë qartë, dhe se çdo ide për ndryshimin e tyre është i gabuar.

Postimi i Vasilit:

Xhorxh Bush deklaronte prere qe s’ka asnje ekuivok per kufijte e Kosoves!!

Ne 27 shkurt 2008 Presidenti i SHBA Xhorxh Bush deklaronte prere se kufijte e Kosoves jane shume te qarte.

Ja se cfare deklaronte:

“Shtetet e Bashkuara besojnë në shoqëritë e lira dhe besojnë se zgjidhja aktuale për Kosovën do të çojë drejt paqes. Nuk janë vendosur kufijë të rinj. Përmbledhtaz, kufijtë e Kosovës kanë qenë të përcaktuar shumë qartë. Lloji i qeverisjes ka ndryshuar tashmë në Kosovë,si pjesë e planit Ahtisaari ne presim që Kosova e pavarur të respektojë të drejtat e pakicave brenda kufijve të tyre. Në këtë kuptim qëndrimi ynë është i qartë.”

SHBA ka qene shume te qarte dhe nuk i kane vene kurre ne diskutim kufijte e Kosoves.

Diskutimi i kufijve edhe vetem si debat eshte i demshem dhe i gabuar,ndersa si veprim krejtesisht i pamundur.

SHBA si kontribuesit themelore te pavaresise se Kosoves kane qene historikisht shume te qarte dhe te prere per kufijte.

Kjo mjafton per ti dhene fund ketij debati veror.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *