Ky është lajmi i fundit që vjen nga spitali ku është shtruar Ronaldo

Pas lajmit që i bëri të gjithë fansat e tij të shqetësoheshin, tani vjen një lajm i mirë nga vetë Ronaldo.

Legjenda e Brazilit u desh të shtrohej në spital të premten teksa ishte duke pushuar në Ibiza pas dyshimeve për një pneumoni po tani vetë “Fenomeni” ka bërë të ditur nga spitali nëpërmjet një postimi në “Twitter” se është mirë dhe ditën e nesërme do të dalë nga spitali.

“Miq, kam pasur një periudhë të keqe të gripit kur kam qenë në Ibiza dhe kisha për të shkuar në spital të premten, por tani gjithçka është në rregull. Unë do të dal nesër nga spitali dhe do të mund të kthehem në shtëpi. Faleminderit për të gjithë dashurinë tuaj dhe mesazhet e mira!”, ka shkruar Ronaldo në “Twitter”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *