Itali, zbardhet plagosja e shqiptarit me armë dhe motivi, autori një tjetër shqiptar

Një shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve në Itali, pasi plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e shkuar të një 39 vjeçari nga Shqipëria.

Autori i ngjarjes u dërguar në qeli për tentativë vrasjeje, për armëmbajtje pa leje dhe marrjen e mallrave të vjedhura.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas grindjeve familjare që kanë vazhduar për një kohë dhe janë grindur sërish edhe mbrëmjen e shkuar, duke përfunduar me shkrepjen e armës pistoletë.

Arma e përdorur ishte vjedhur pesë vjet më parë.

Shqiptari mbeti i plagosur në pjesën e këmbës jashtë rrezikut për jetën në një nga baret në qendër të rrugës “Giulio della Torre” në La Spezia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *