Mes skepticizmit të Spalletti dhe bisedës në fund të ndeshjes me Higuain duket se ka ende një shpresë që Luka Modric të shkojë tek Inter. Dukej e mbyllur, sidomos pas duartrokitjeve të Bernabeut në momentin kur kroati hyri në fushë në ndeshjen kundër Milan, por në fund të takimit Modric qendroi gjatë me ish-shokun e skuadrës Higuain. Duart përpara gojës që gjithcka të mbetej e fshehtë, por të dy folën. E pamundur të deshifrohet përmbajtja e dialogut, por me shumë mundësi dicka rreth transferimit në Milano të Pipitas e mbi ardhjen e mundshme të kroatit në krahun zikaltër, do të jetë folur.
Modric në fakt nuk është tipi i lojtarit që bën skena, as thyerje pragmatiste si bëri Kovacic, që e vendosi praktikisht vetë transferimin tek Chelsea. 33 vjecari do ta pranojë, edhe pse jo me dëshirë, vendimin e Real për të mos e lënë të lirë.
Inter, prezent në Madrid, nuk i ka bërë presion merengues në këto orë, ndoshta edhe sepse akordi me Modric është arritur, por edhe pse nuk mund të bëjë lëvizje tjetër vec asaj që i ka ofruar Real. Ky është edhe problemi, me Florentino Perez që nuk kënaqet me huazimin prej 15 milionë e të drejtën e blerjes për 35 propozuar nga zikaltrit.