Gjyshi flet për autorin e masakrës në Vlorë: Ma sillni këtu se ia vë flakën vetë!

Vetëm gjyshi i autorit ka marrë pjesë dje në ceremoninë mortore për të përcjellë 8 pjesëtarët e familjes Zykaj që u ekzekutuan me automatik nga Ridvan Zykaj. Edhe sot ishte në banesat ku janë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Gjyshi ka dënuar veprimin e nipit të tij madje dje gjatë ceremonisë mortore mësohet të jetë shprehur: “Po ka një burrë të fortë nga juve ma silni këtu se do ia vë flakën vetë!” 

Ai tregon se ka parë nga afër tmerrin që shkaktoi nipi i tij.

Ndërkohë familjarët e 24 vjeçarit janë larguar nga fshati.

Aktualisht 24 vjeçari Ridvan Zykaj mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe nesër pritet të dalë para gjykatës së këtij qyteti.

Pasditen e 10 gushtit Ridvan Zykaj shkoi në tre banesa ku jetonin kushërinjtë e tij të dytë me familje dhe qëlloi me automatik duke lënë 8 të vdekur mes tyre tre gra dhe dy fëmijë. Telefoni i autorit të masakrës në fshatin Resulaj në Selenicë të Vlorës është sekuestuar nga grupi hetimor si provë materiale.

Burimet nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori pasi kreu masakrën ka filmuar viktimat dhe masakrën që kishte kryer me telefonin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *