Gjërat që nuk duhet t’ia thoni kurrë një të sëmuri me kancer

Me para mund të blesh makina të shtrenjta, të organizosh udhëtime të çmendura, të kesh në garderobën tënde koleksionet e fjalës së fundit të modës, por nuk mund të blesh kurrsesi gjënë më të rendësishme në jetë: shëndetin. Kur një njeri i familjes, ose shumë i dashur diagnostikohet me kancer vdekjeprurës, ndryshon gjithçka, ose bëhemi viktima të sëmundjes, ose trembemi aq shumë aq sa nuk kontrollojmë më as fjalët që themi.

Mos harroni që në luftën e gjatë me sëmundjen, luan një rol të rëndësishëm edhe aspekti psikologjik. Kur Deborah Orr, gzetare politike në ‘’The Guardian” zbuloi se kishte kancer nuk hoqi dorë për asnjë minutë nga puna e saj. Kur gjendja e saj u bë e ditur, merrte me qindra mesazhe e telefonata mëshiruese e shpresëdhënëse në ditë, megjithatë disa prej tyre e bënin akoma më të vështirë humorin dhe gjendjen e saj psikologjike. Në listën e mëposhtme ajo rendit disa prej fjalive që nuk i duhen thënë kurrë një të sëmuri me kancer.

‘’Nuk e ke idenë sa keq më vjen për ty.” – Kjo është fjalia e fundit që një i sëmurë me kancer do të donte të dëgjonte. E dimë që është e vështirë për të mos e thënë, por mundohuni të viheni edhe në pozitën e atij,asaj..shprehia e mëshirës mund t’i përkeqësojë gjërat.

‘’Nëse ekziston një njeri që mund ta mposhtë këtë sëmundje, ajo je ti” – Në pamje të parë kjo fjali tingëllon motivuese, por nënvizon faktin që vetëm një njeri me karakter të fortë mund t’ia dalë në këtë betejë të vështirë me shëndetin. Mos harroni që ka me qindra pacientë introvertë, të ndjeshëm që ndoshta duke dëgjuar këtë fjali, do të ndihen dy herë fatkeqë për atë që u ka ndodhur.
‘’Më dukesh mirë” –Fjali false dhe hipokrite.

‘’Çfarë të tha doktori, mund të ‘mi tregosh pak analizat?” –Kjo është një gafë, që bëni mirë të mos e përsërisni më. Asnjë të sëmuri terminal nuk do t’i pëlqente që të bëjë publike historikun e sëmundjes së tij, aq më tepër që jo të gjithë kanë kulturën mjekësore për ta interpretuar atë.
‘’Si të duket kemioterapia, ma shpjego pak se nuk e di si funksionon’’-Seriozisht e thatë këtë gjë? Kjo lloj kureshtjeje nuk shërben për asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *