Gjendet 12-vjeçarja gjermane e zhdukur në Pogradec. I rikthehet familjes

Është gjetur 12 vjeçarja gjermane, e cila u denoncua e humbur nga familjarët e saj në Komisariatin e Pogradecit.

Florentina Meyer, është kthyer sot pranë familjes nga policia e Pogradecit. Vajza ishte denoncuar e zhdukur nga njerku i saj V.F, 37-vjeç. Ai ka thënë se familja e tij po pushonte buzë liqenit kur vajza e bashkëshortes së tij, Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani, është larguar pa lënë gjurmë.

Ndërkohë vajza është duke u marrë në intervistë nga policia për të dhënë detaje për zhdukjen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *