Golin e tij të parë si kuqezi, Gatuzo e pati shënuar pikërisht ndaj Realit të Madridit, 19 vjet më parë, pikërisht në trofeun “Bernabeu”, një ndeshje që Milani e humbi 4-2.
Dje Rino presoi një tjetër disfatë, të cilën pas ndeshjes e analizoi duke thënë:
në fjalën e Rinos nuk mund të mungonte një koment për Higuain.
‘Për të qenë i besueshëm, duhet të jesh gjatë javës duke përkrahur shokët dhe jo duke i dërguar në të s’ëmës. Që kur erdhi në ekip, e kam parë me sjelljen e duhur, por vetëm me Gonzalon nuk arrijmë gjëkundi’.
‘Vjet defekti ynë ishte se ishim të bukur, por nuk siguronim pikë. Edhe sot luajtëm mirë, por ndiej keqardhje sepse dolëm përsëri duarbosh.
Duhet punuar në shumë aspekte, por sidomos në atë të pësimit të golave në minutën e fundit të pjesëve. Mund të justifikohemi duke thënë se zëvendësimet ulën cilësinë, por fakti është se kush luan për Milanin duhet të jetë gati. Gjithmonë!
Ky zanat kërkon personalitet dhe të mos kesh frikë’.
Teksa analizoi skuadrën, trajneri kuqezi nuk kurseu edhe disa elozhe për të tijtë, kur shpjegoi se:
‘Ishte një ndeshje e mirë. Skuadra është e shëndetshme psikologjikisht. Në përgjithësi jam i kënaqur dhe mendoj se jemi përforcuar, por diferencat me Juventusin mbeten të mëdha.
Kam një ekip të ri që është në rrugën e duhur, ndaj duke vazhduar në këtë drejtim, mendoj se së shpejti do të ulim edhe diferencat me ekipet më të forta se ne’.