FOTO/ Rritet numri, tërmete të shumta edhe gjatë natës. Ja epiqendra

Tërmeti i fuqishëm i pasdites së djeshme ka lënë pas tij edhe shumë lëkundje të tjera.

Kështu gjatë mbrëmjes së djeshme e deri në mëngjesin e sotëm toka është lëkundur sërish.

Thuajse të gjithë tërmetet kanë pasur të njëjtën epiqendër, Bulqizën.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë natës kanë rënë të paktën 8 tërmete me magnitutë 2.4 gradë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave, që nga tërmeti  i fuqishëm prej 5.1 ballësh kanë rënë të paktën edhe20 tërmete të tjera.

Më poshtë keni hartën e tërmeteve:

ImageImageImage

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here