“Falsifikuesin” Lulzim Hamitaj nuk ka kush ta hetojë. Tërhiqet ONM, Prokuroria hesht

Nga Boldnews.al

Lulzim Hamitaj, Komisioneri i Vetingut i akuzuar me fakte konkrete për fallsifikim dokumentash, mund të vijojë i qetë detyrën e tij, përsa kohë që asnjë prej institucioneve të ngarkuara me ligj nuk marrim përsipër nisjen e hetimit disiplinor dhe penal ndaj tij.

Partia Demokratike publikoi një seri dokumentash, në bazë të të cilave argumentonte se komisioneri Hamitaj ka fallsifikuar diplomën e njohjes së gjuhës së huaj, e cila përbënte kriter bazë për t’u zgjedhur në trupat gjyqësore të Vetingut.

Pasi kanë kaluar më shumë se 10 ditë nga denoncimi publik, ende nuk ka një hetim disiplinor apo penal ndaj komisionerit Hamitaj, për të sqaruar ligjërisht pozicionin e tij përballë akuzave.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit deklaron zyrtarisht për “Boldnews.al se nuk e konsideron kërkesën për nisjen e hetimit disiplinor ndaj Hamitaj. Trupa e vëzhguesve ndërkombëtar, në një përgjigje të interesimit të “Boldnews.al”, përgjigjet se: “…ONM nuk nuk ka dëshmi për të mbështetur pretendimet e mediave kundër z. Hamitaj.”

ONM, në përgjigjen e saj, i shmanget me delikatesë faktit që denoncimi për fallsifikimin e dokumentave nga ana e Hamitaj nuk është bërë nga media, por nga Partia Demokratike. Gjithësesi, ONM është struktura e dytë zyrtare që i kthen të njëjtën përgjigje pyetjes së ngritur nga “Boldnews.al”. Madje, përgjigja e ONM është tekstualisht përkthimi në anglisht i përgjigjes që dha pak ditë më parë edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

“…Ky Komision nuk shikon asnjë arsye për të filluar hetimin për dyshimin e falsifikimit të dokumenteve” ndaj komisionerit Lulzim Hamitaj, shprehet Komisioni i Vetingut.

Qartësisht, përgjigjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë identike, pavarësisht se janë dy struktura të veçanta. Koinçidencë shumë e madhe, aq më tepër kur, ligjërisht, ONM funksionon edhe si një rojtare e rasteve të paligjshmërisë nga ana e Komisionerëve të Vetingut.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës nuk i kanë kthyer asnjë përgjigje interesimit zyrtar të “Boldnews.al” nëse kanë nisur hetim penal për komisionerin e Vetingut, Lulzim Hamitaj.

Prokuroria e Përgjithshme, pak orës pas denoncimit publik të Partisë Demokratike, deklaroi zyrtarisht për median se: “Prokuroria e Përgjithshme kërkon vlerësimin e rastit të komisionerit Lulzim Hamitaj, duke ia përcjellë për verifikim prokurorisë kompetente (të Tiranës)”.

Disa ditës pas këtij prononcimi, “Boldnews.al” iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Tiranës për të marrë një përgjigje nëse janë kryer verifikimet e nevojshme dhe nëse është vlerësuar për regjistrimin apo jo të një procedimi penal për të hetuar rastin e dyshuar të fallsifikimit të dokumentave nga ana e komisionerit Hamitaj.

Rreth një javë pas këtij interesimi zyrtar, “Boldnews.al” nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nëse rasti është vlerësuar nga ana e Prokurorisë. Ndërkohë, burime nga Partia Demokratike deklaruan për “Boldnews.al” se, në zyrat e tyre, nuk është paraqitur asnjë prokuror apo oficer i Policisë Gjyqësore për të marrë dokumentat që ka në dispozicion ky subjekt politik për rastin e komisionerit Lulzim Hamitaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *