Fitimi i bankave arrin në 40.5 milionë euro

Bankat në Kosovë, kanë shënuar një fitim prej 40.5 milionë euro.

Ky fitim i bankave është arritur përkundër normave më të ulëta të kësteve të krahasuara me vitet e kaluara.

Në raportin e muajit qershor të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),  thuhet se mesatarja e peshuar e normave të interesit ishte 6.5%.

Kamatat për kreditë që merren nga ekonomitë familjare janë me një kamatë (normë të interesit) prej 7.2%, prej të cilave kreditë konsumuese kanë një normë prej 7.5%, ndërsa ato hipotekare një normë më të ulët të interesit prej vetëm 6%, shkruan ‘Kallxo’.

Norma e interesit për kreditë që janë marr nga bizneset është prej 6.2%.

Norma e interesit për kreditë bujqësore dhe ato industriale është më e larta, apo 6.7%. Kurse, kreditë për bizneset shërbyese kanë një kamatë prej 6%. Ndërkohë, norma e interesit në depozita është vetëm 1.2%.

Për ekonomitë familjare, norma e interesit në depozita është mesatarisht 1%, kurse për bizneset 2.1%. Këto norma të larta janë kryesisht për paratë e afatizuara, sepse për paratë që mbahen në llogari të kursimeve apo të transferueshme, norma e interesit është pothuajse zero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *